Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grabitet Muzeu i Stasit, në Berlin

Grabitet Muzeu i Stasit, në Berlin
Hajdutët kanë grabitur medalje dhe stoli të epokës komuniste me vlerë mijëra euro, në Muzeun i Stasit, në Berlin, informon dritare.net.

Sipas policisë, hajdutët e kanë vjedhur muzeun të dielën në mëngjes, duke hyrë nga dritarja.

Brenda në muze ata kishin shkatërruar raftet, kishin marrës medalje, përfshirë; Urdhrin e Karl Maksit, Urdhrin e Leninit dhe një Hero të Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu kishin grabitur dhe shumë sende të tjera me vlerë.

Kujtojmë se dhe mars të 2017  është vjedhur një muze në Gjermani. Hajdutët atë kohë vodhën në muzeun Bode të Berlinit një monedhë ari 100 kg në vlerë prej 3.75 milionë euro./E.B-dritare.net