
Goditi me makinë traun e kufirit pas ishemisë, ish-ministri transportohet me helikopter ushtarak në spital
E Premte 23 Mars 2018, 22:10
Dritare.net

Ai pësoi hemorragji cerebrale sot rreth orës 11 në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza në Tiranë”.
Hajdaraga, falë ndihmës së policisë kufitare, u dërgua menjëherë në spitalin e Strugës në Maqedoni ku qëndroi për rreth tre orë.
Ai më pas u dërgua në Prrenjas, por helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë nuk u ngrit dot për shkak të motit të keq.
Falë ndërhyrjes së deputetit Taulant Balla, u vendos në shërbim një helikopter ushtarak i ministrisë së Mbrojtjes, duke bërë të mundur transportin e Hajdaragës drejt Tiranës./g.s-Dritare.net

















