Godet sërish Neritan Ceka, ja kë mallkon kësaj here!
Dritare.net
Kësaj here Ceka i ftuar në emision ‘Provokacija’ mallkon mësuesit që nxjerrin fëmijët në fushata elektorale.
“Në fushatën e tij elektorale që po ikën si ai kali që ka lënë karrocën, në tym. Do t’i them që herë tjetër me kalamaj të dalë me fushatë elektorale kjo është faqja e zezë. Ka dalë në Pustec me nxënës 12-13 vjeç. Në fushatë elektorale marrin pjesë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Natyrisht, ata nxënës i marrin me detyrim ato mësues, për të cilët kam një mallkim; mos i marrshin ato rroga për të cilët shesin profesionin. Mos i marrshin ato rroga ku shesin profesionin e Petro Ninit Luarasi, i cili thotë vritmëni po gjakun ma ruani se do t’i duhet nipërve tuaj për të shkruar gjuhën shqipe. Ky beu ynë shkon e del përpara fëmijëve në fushatë elektorale”, u shpreh Ceka./e.k-Dritare.net