Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjysmë milioni euro dreka, Haradinaj  mohon akuzat

Gjysmë milioni euro dreka, Haradinaj  mohon akuzat
Nëse do të mbahet mend për diçka, qeveria Haradinaj për dy vite të jetëgjatësisë së saj, do të mbahet mend, për shpenzime marramendëse në dreka e darka.

Mediat e Kosovës, janë marrë disa herë me këtë çështje ndërsa herë pas here kanë publikuar edhe fatura.

Ditët e fundit, “Koha.net” ka shkruar se saktësisht, 506.779.22 euro ka shpenzuar qeveria Haradinaj sipas të dhënave të siguaruara nga vetë qeveria.

Kësisoj i bie që për një ditë punë, qeveria të ketë shpenzuar 1 mijë euro dreka.

Por, shefi në ikje i qeverisë, Ramush Haradinaj i ka mohuar këto shifra.

“Asnjë cent të Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka harxhuar për një drekë të veten. Asnjëherë. Drekë unë ha në zyre, një byrek, një diçka. Shteti ka obligime, pritje, palë, protokoll shtetëror, reprezentacion, pritje qysh i keni pa, sa i përket atyre, ato kanë ndodhë. Sa i përket mënyra se si i kanë dhënë stafi, po muj me i thanë popullit po nuk janë stafi jem. Ata i ka sjellë Hashimi prej kur ka qenë kryeministër. Janë që i ka sjellë Isa, e tjetër kush. Shumë të idhnum janë po ashtu me mu, se mendojnë që jam bë unë shkaktar që i kam qit në opozitë. Pra kam krijuar armiq brenda administratës një pjesë të tyre dhe marrë goditje të shumta. Nuk është e vërtetë. Kryeministria, kryeministri ka shpenzuar dreka e darka çka po thonë ata. Shteti i Kosovës, reprezentacioni. Nuk ka dreka e darka Ramush Haradinaj”, tha Haradinaj./ I.M-Dritare.net