Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykatësit shpallin të paligjshëm pezullimin e parlamentit britanik

Gjykatësit shpallin të paligjshëm pezullimin e parlamentit
Pezullimi pesë-javor i parlamentit nga kryeministri britanik  Boris Johnson, është gjykuar i paligjshëm nga Gjykata e Lartë e Apelit, në Skoci.

Në një vendim unanim në Gjykatën e Sesionit të Edinburgut, tre gjyqtarët deklaruan se vendimi ishte antikushtetues, por kjo nuk do të ndikojë menjëherë në pezullimin aktual të parlamentit, i cili u mbyll në orët e para të së martës.

Kjo pasi gjykata nuk është dhënë asnjë urdhër për anulimin e pezullimit përpara seancës dëgjimore të plotë në Gjykatën Supreme e cila fillon të martën e javës tjetër./E.B-dritare.net