Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata e Korçës liron 'Gerd Gjeneralin', vrasësin e Naim Zyberit

Gjykata e Korçës liron 'Gerd Gjeneralin', vrasësin e
Gerd Gjenerali, i dënuar për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, Naim Zymberi, është liruar nga burgu nga Gjykata e Korçës. Gjenerali ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ndodhur 22 vjet më parë.

Ai, së bashku me Arben Grorin, vranë në fund të vitit 1997 në një spital në Milano, Naim Zyberin, pasi e kishin plagosur më parë. Sipas autoriteteve italiane, Gjenerali kishte marrë pjesë edhe në plagosjen e Zyberit. Po kështu, dyshohet se ishte ai që kaloi sigurinë në spital, duke e fshehur pistoletën me të cilën u krye krimi, në një tufë me lule dhe duke u thënë efektivëve të policisë italiane se ishte mik i Zyberit. Arben Grori e akuzonte Zyberin për vrasjen e të vëllait të tij, Arturit, në korrik të vitit 1997./K.C/dritare.net