Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjimnazet e Tiranës bojkotojnë mësimin, në protestë me studentët

Gjimnazet e Tiranës bojkotojnë mësimin, në protestë me
Gjimnazistët e Tiranës kanë bojkotuar mësimin, dhe kanë vendosur që ditën e sotme t’i bashkohen protestës studentore. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë mbledhur para gjimnazeve të tyre, për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjimnazi “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, “Shkolla profesionale e Ekonomikut” dhe “Qemal Stafa” janë disa prej gjimnazeve që marrin pjesë sot në protestë. Po kështu, studentët iu kanë bërë thirrje edhe pedagogëve t’i bashkohen protestës së tyre./E.B-dritare.net