
Gjendet një pjesë e parave të grabitura në Rinas, arrestohet punonjësi që ndihmoi nga brenda aeroportit
Dritare.net

Sipas policisë gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, e cila dyshohet se është një pjesë nga shuma e parave të grabitura në Rinas.
"Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, njofton policia./dritare.net

















