
Gjakderdhja nga hundët: Ja kur duhet të shqetësohemi!
Dritare.net

Ja çfarë mund ta shkaktojë rrjedhjen e gjakut nga hundët.
1Kur gjaku është pasojë e një problemi shëndetësor
Sëmundja e veshkës, sëmundja e mëlçisë, konsumimi i rregullt i alkoolit, apo të tjera çrregullime shëndetësore mund të mos e lejojnë gjakun të mpikset, duke shkaktuar daljen e tij nga hunda. Nëse kjo ju ndodh shpesh dhe me shumë denduri, bëni mirë të bëni një kontroll të përgjithshëm; nuk i dihet çfarë mund të jeni duke kapur në kohë.
2 Ajri i thatë
Ajri i thatë mund të shkaktojë tharjen e mureve të hundës, duke bërë që ajo të çahet dhe të lëshojë gjak. Ndaj, nëse përdorni një losion që krijon lagështirë në hundën tuaj, gjatë natës, për ta mbrojtur atë nga tharja e ajrit. Ajri thahet nga ngrohëset në ambiente të mbyllura, apo i ftohti jashtë.
3Mund të shkaktohet edhe nga disa ilaçe që mund të jeni duke marrë
Kur duhet të drejtohemi tek mjeku?
Nëse gjakosja e hundëve ju ndodh më shpesh se një herë në javë, ju duhet të shkoni patjetër tek mjeku. Përveçse kur jeni duke marrë mjekime që hollojnë gjakun (antikoagulues), kjo duhet kontrolluar pasi mund të jetë shqetësuese. Ato mund të jenë shenjë e një çrregullimi serioz shëndetësor.

















