Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari jep detaje për operacionin e drogës: Ja pse nuk u arrestuan Habilajt!

Gazetari jep detaje për operacionin e drogës: Ja pse nuk u arrestuan

Gazetari Artan Hoxha ka treguar disa detaje, nga operacioni i Prokurorisë së Krimeve të rënda, zhvilluar në Babicë të Vlorës. Ai ka treguar arsyen se pse nuk u arrestuan pjesëtarët e grupit Habilaj.

“Ka një zhvillim për ngjarjen e djeshme. Nuk është arritur suksesi i plotë i operacionit pasi është kapur vetëm një sasi e drogës dhe nuk janë arrestuar poseduesit.

Habilajt i kanë shpëtur arrestimit si pasojë e rrjedhjes së informacionit nga ana e Prokurorisë. Bosat e drogës kanë investuar për lidhjet e tyre me struktura të policisë.”/L.P./Dritare.net