Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Si të bëni krem çokollate në 5 minuta!

Si të bëni krem çokollate në 5 minuta!

Ju ka shkuar mendja për një ëmbëlsirë të shpejtë? Me pak përbërës dhe në një kohë kaq të shkurtër mund të përgatisni në shtëpi këtë recetë kaq të thjeshtë, por shumë të shijshme.

Krem çokollate

500 ml qumësht

30 gr niseshte

200 gr çokollatë

Receta

Do të nisim në fillim me çokollatën, të cilën do ta presim më thikë duke e copëtuar në pjesë të vogla. Në një tenxhere të thellë do të shtojmë qumështine më pas niseshtenë. Më pas tenxheren do e vendosim në zjarr të ngadaltë dhe me ndihmën e rrahëses do e njëtrajtësojmë masën duke e përzjerë ngadalë. Më pas në tenxhere do të shtojmë edhe çokollatën dhe do të vazhdojmë të trazojmë. Kur masa të jetë trashur dhe të ketë marrë ngjyrën e çokollatës e heqim nga zjarri. Pasi të jetë ftohur pak e servirim në gota qelqi ose ku të dëshironi. Për dekor i vendosim një luleshtrydhe. Ëmbëlsira është gati!/M.K.dritare.net

Për më shumë receta klikoni në Dritare TV, Gatuaj në Dritare!