Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Rrënjë, traditë dhe identitet, magji në duart e shef Blerit!

Rrënjë, traditë dhe identitet, magji në duart e shef Blerit!

Ushqimi është dashuri, është ndjesi për të bukurën, për shijen. Mes udhëtimit drejt magjisë së shijes, rruga bëhet e qartë, drejt një ëndrre të madhe. Një derë e hapur këtu, në Tiranën e zemrës, në dheun, tokën, në rrënjët e shpirtit, aty ku emocioni është ndryshe, është një rrahje që jep jetë. Në gjurmët e këtij dheu, një djalë i ri me ëndrra të mëdha, Bleri Dervishi trokiti në dritaren e vendit të tij.

Në dorë kishte artin, dhe dashurinë për punën dhe ndërtoi kështjellën madhështore të shijes.

Teksa flet me Blerin, kupton se mes fjalëve shprehet mrekullia që krijon në pjatë. Kujtimet e gjyshes, mes recetave që e krijuan me mendësinë se identiteti është tulla më e rëndësishme e kështjellës, i dhanë forcë dhe krijuan te ai vullnetin e gurtë.

Nëse flet me Blerin, kupton se e do pafundësisht punën, e do kuzhinën, e do gatimin, i do pjatat përmes të cilave shfaq artin e tij. Frymëzimi i shpërfaqet si poetët që krijojnë vargjet, mes ditëve, muajve dhe kur shijon krijimin e tij, nuk mbetet më asnjë fjalë. Te Dritarja, Bleri na dha mesazhin më të bukur, se të punosh me dashuri është sekreti i suksesit./M.M-dritare.net