Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Pite me patate, receta më e shijshme që keni provuar!

Pite me patate, receta më e shijshme që keni provuar!

Nuk keni një ide çfarë të gatuani për dreke apo darkë? Mos u shqetësoni, sjellim tek ju një recetë që do e adhuroni. Është një nga ato recetat që as të vegjlit tuaj nuk do i bëjnë naze.

Pite e mbushur me patate

Për brumin:

250 gram miell

qumësht sa të bëhet brumi

1\2 lugë kafeje me kripë

½ lugë gjelle me vaj ulliri

½ lugë kafeje me sodë buke

Për mbushjen:

2 patate

100 gr djathë kaçkavall

20 gram gjalpë

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe pasi i kemi larë dhe pastruar i presim në kubikë të mëdhenj. Më pas në një tenxhere të thellë të mbushur me ujë do shtojmë patatet dhe do e vendosim të zjejnë. Në një enë qelqi të thellë do të hedhim miellin, kripën, sodën e bukës dhe do i trazojmë. Do të shtojmë më pas qumështin dhe vajin dhe do trazojmë derisa të na krijohet një masë brumi. Ngjeshim me dorë derisa masa të njëtrajtësohet. Ndërkohë heqim patatet nga zjarri dhe pasi u kullojmë ujin e ngelur i shtypim duke krijuar një masë si pure. Shtojmë aty kripën dhe piperin dher trazojmë teksa shtojmë edhe gjalpin. Më pas në një sipërfaqe që e kemi spërkatur me miell do të hapim brumin duke krijuar një petë të trashë. Petës i shtojmë në qendër djathë kaçkavall, purenë dhe sërish djathë kaçkavall. Do e mbyllim petën duke tërhequr anët e petës në qendër. Sipër spërkasim me miell dhe e hapim sërish me petës/okllai duke e sheshuar. Në një tigan të sheshtë shtojmë gjalpë dhe pasi kemi lyer sipërfaqen, vendosim piten e formuar. Vendosim sipër një kapak dhe e kthejmë herë pas here. E heqim nga zjarri pasi ka marrë një ngjyrë të artë në kafe. Sipër e lyejmë me pak gjalpë. Është gati për t’u konsumuar!/M.K/dritare.net