Mbani shënim këtë recetë! Qofte me gjizë dhe spinaq!
Dritare.net
Dilema se çfarë do të gatuani sot është bërë pjese edhe e kësaj dite? Ju japim një zgjidhje të shpejtë e me pak përbërës. Qoftet me gjizë dhe spinaq mund të jenë receta ideale për një vakt me pak kalori, por të pasur në vlera ushqimore.
Qofte me gjizë dhe spinaq
250 gram gjizë (ricota)
200 gram spinaq i zjerë
60 gram miell
40 gr djathë i grirë
1 vezë
Kripë, piper, arrë moskat
Për skuqjen: Gjalpë dhe sherebelë
Receta
Spinaqin, pasi e kemi zjerë dhe kulluar, e presim më thikë në pjesë të vogla. Më pas e hedhim në një kupë të thellë ku shtojmë miellin, gjizën dhe pak kripë. Vazhdojmë duke shtuar djathin e grirë, piperin dhe grijmë edhe pak arrë moskat. Masën do e trazojmë me një lugë derisa të lidhet. Më pas do shtojmë vezën dhe do vazhdojmë të trazojmë derisa të njëtrajtësohen. Për të formuar qoftet në banak do hedhim pak miell dhe rreth një një lugë nga masa që formuam në enë. Me ndihmën e miellit do krijojmë toptha të vegjël të mbuluar me miell. Përsërisim derisa masa që formuam në enë të përfundojë. Më pas në një tenxhere që e kemi vendosur në vlim shtojmë qoftet që kemi krijuar.
I lëmë për pak ndërkohë që në një tigan shtojmë gjalpin dhe sherebelën. Qoftet i kullojmë nga uji dhe i shtojmë të marrin skuqje në tigan . Pasi të kenë marrë skuqje nga të gjitha anët, i heqim nga tigani dhe i servirim në pjatë. Qoftet janë gati!/M.K/dritare.net
Për më shumë receta klikoni në Dritare TV, Gatuaj në Dritare!