
Gati biografia e paautorizuar e Meghan Markle: “Do të jetë Lady D e dytë ”
Dritare.net

Data e martesës është përcaktuar prej shumë kohësh me 19 maj, dhe tashmë në Britaninë e Madhe gjithçka është gati. Çifti është në kopertinat e të gjitha gazetave, të cilat japin detaje të ndryshme nga dasma e tyre. Por tani do të lexoni detaje nga mënyra se si Merkle është ndarë nda nga ish -burri i saj, vetëm pas dy vitesh martesë dhe si ja ktheu ajo unazën me diamante me postë.
Autori shpjegon se vendimin për ndarjen e ka marrë pikërisht Meghan “sa hap e mbyll sytë”. Gjithashtu autori tregon dhe se si e shihte Merkle Lady Dianën si një model, “jo vetëm si stil të veshuri por edhe për misionin e saj humanitar”. “Ajo ishte e magjepsur nga familja mbretërore dhe donte të ishte princesha Diana e dytë”, tregon një mikja e saj e femërisë për autorin. V.D/Dritare.net/

















