Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Furnizonte kryeqytetin me heroinë e kokainë, 'çiklisti' nuk i shpëton dot policisë

Furnizonte kryeqytetin me heroinë e kokainë,
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin ‘Porosia’, në sajë të të cilit ka rënë në pranga 36-vjeçari F. M., pas disa muajve hetime me metoda speciale.

36-vjeçari nga Tirana kishte gjetur një mënyrë speciale për mos të rënë në sy të policisë. Shpërndante drogë me biçikletë pasi kishte marrë porosinë me telefon nga klientët e tij.

F. M., shpërndante heroinë dhe kokainë në Yzberisht, Selitë, Astir dhe Kombinat, ndërkohë arrestimi i tij u bë në rrugën ‘Tre Dëshmorët’, ku iu gjetën dhe sekuestruan 34 doza heroinë dhe 3 doza kokainë./ E. K.- Dritare.net