

Edhe mjekët, sapo rezultati i analizave tregon një shifër më të madhe sesa normale, nisin të të tregojnë listën e ushqimeve që duhet të kufizosh. Por çfarë duhet të hash?
Ja një frut, që edhe pse nuk e ka origjinën në vendin tonë, tani mund të gjendet lehtësisht dhe mjafton një sasi e vogël për të të forcuar në betejën tënde, që do të thotë që edhe shpenzimi nuk do ndihet shumë. Për më tepër, është një alternativë natyrale, që nuk zëvendëson mjekimet, por ndihmon shumë. E ky frut është Arra e kokosit.
Arra e kokosit ka sasi të madhe vitamine A dhe E, polifenole dhe fitosterole, të cilat funksionojnë të gjitha bashkë kundër niveleve të larta të kolesterolit LDL.

















