
Franca ndalon publikimin e fotove tragjike. Një JO e madhe për regjisorët e vdekjes
Dritare.net

E ka shkruajtur Prokuroria e Nicës, e kanë kërkuar autoritetet qeveritare franceze; por edhe qytetarë të zakonshëm, përdorues që kërkonin lajme, dhe gjenin tmerrin. Ndaluni, kërkonin ata. Kini forcën që prapa atyre pixel-ave të fotografive, të imagjinoni dhimbjen. Sepse është e vërtetë: ka tragjedi që nuk do të kishin ekzistuar, nëse nuk do të ishin filmuar.
Vdekja e Philando Castile nga një polic, në 6 korrik në Minesota, nuk do të kish hyrë në debatin publik ashtu si hyri, nëse e fejuara nuk do e kish filmuar dhe postuar, direkt në Facebook. Por ka drama që janë të ndryshme. Drama ku kaskada e fotografive dhe filmimeve është e parashikuar dhe e dëshiruar prej regjisorëve të terrorit. “Nëse shihni pamje me përmbajtje tronditëse, mos i shpërndani”, ka shkruajtur qeveria franceze. Drama ku respekti për viktimat, për familjet e tyre, të dashurit e tyre imponon frenim të instiktit, një gjë e ndërmjetme mes gazetarisë së përhapur dhe narcizizmit 2.0, për të ndarë atë që, përpara se të jetë lajm, është një jetë, një jetë e ndërprerë.
Rrjetet sociale dje kanë vënë në punë algoritmet e tyre, duke eleminuar foto mizore nga miliona faqe. E bënë me vonesë: në krahasim me lumin e pamjeve të hedhura në internet, nga ata që ktheheshin në shtëpi pas fishekzjarreve, dhe krejt papritur e gjenin veten si kameramanë amatorë të terrorit. Por me vonesë, edhe kundrejt një ndërgjegje të re kolektive: reagimi ndaj pornografisë së vdekjes, që është kulti i vërtetë i kujtdo që ka organizuar sulmet terroriste të Nicës. /Corriere – Bota.al

















