Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotoja e përdhunimit, ambasadori i SHBA: Mos shfrytëzoni viktimat për politikë

Fotoja e përdhunimit, ambasadori i SHBA: Mos shfrytëzoni viktimat
Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, nëpërmjet një shkrimi në Twitter ka thënë se të mbijetuarit e krimeve të luftës, duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri dhe jo të shfrytëzohen për përfitime politike.

Deklarata e Kosnett ka ardhur një ditë pasi deputetja kosovare Flora Brovina publikoi një foto të cilën e prezantoi si akt përdhunimi nga ushtarët serb gjatë luftës së Kosovës,

Deputetja e PDK-së, kërkoi falje dhe pranoi se fotografia nuk ishte e verifikuar, ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast. /e.k-Dritare.net