Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Fotografitë që Donald Trump nuk i "publikoi kurrë"

Fotografitë që Donald Trump nuk i "publikoi kurrë"

Një artiste britanike po vazhdon të publikojë fotografi shaka të Donald Trump, pavarësisht rrezikut se mund të paditet nga ai.

Artistja britanike Alison Jackson ka publikuar fotografi qesharake të Donald Trump, të punuara nga ajo, pavarësisht se i është thënë se mund të paditet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Ajo përdorë fotografi të ndryshme për ta futur Donald Trump në to, në një përshtatje të përsosur. Ajo ka thënë se është paralajmëruar nga avokatët e saj për fotografitë satirike që i publikon, por se nuk e ka ndërmend të ndalet.

Artistja nuk mund të gjente një publikues që do t’ia publikonte koleksionin “e nxehtë” të fotografive, në të cilat shihet Donald Trump duke bërë seks me Miss Meksikën në Zyrën Ovale, dhe si anëtar i Klanit Ku Klux.

Artistja futi veten në foto me të famshëm si Kim Kardashian dhe Kanye West – dhe me anëtarët e Familjes Mbretërore.

Jackson tha se ajo vendosi t’i publikojë këto fotografi sepse beson se është gabim që liria artistike të kufizohet.

Por, ajo e pranoi gjithashtu se lëshimi i këtyre fotove është mjaft e frikshme. “Askush nuk dëshiron të paditet nga Presidenti i SHBA-së”, tha artistja për Independent. “Por nuk dua që të ndaloj punën. Nuk mendoj se ndonjë artist ose satirist duhet ta ketë lirinë artistike të ndaluar”, shtoi ajo.

Këto janë fotot që ajo i ka publikuar: