
Foto/ U masakrua në Islandë, vdes pas një jave në spital, 20-vjeçari nga Skrapari
Dritare.net

Vrasja e tij, mori vëmendje të madhe nga mediat lokale të Islandës dhe gjithashtu u publikua edhe në faqen zyrtare të autoriteteve policore, pasi ngjarje të tilla janë të pakta. Klevis Sula u qëllua me thikë nga dy shqiptarë pranë një monumenti kulturor në sheshin qendror të Reykjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit.
Policia kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për shkak të gjendjes së rënduar psikike.
Sipas portalit “Çorovoda Online”, pas lajmit të ndarjes nga jeta, kanë shprehur ngyshëllimet në rrjete sociale bashkëmoshatarët e tij. Më prekësi ka qenë dedikimi i motrës së Klevis Sulës.
"Ti ishe engjelli me i bukur ketu ne toke por Zoti nuk te la mes nesh te vendosi flatrat e te mori prane vetes!!!Po si mundem une, ne, te te themi ty Lamtumire?! A do mundem ndonjehere te harroj Vellain tim te madh.. se ti keshtu me thoje gjithmone.. ma kujtoje gjithmone qe une skisha vetem nje vella po kisha dy..se te kisha ty..
A do mundem une..ne ..te harrojme kujtimet me ty..?
A do jemi ne te njejtet Pa Ty...?
A do mund te qendrojne me ne kembe keto male te larte nga dhimbja jone e madhe?
Une.. ne .. te gjithe po te prismim se na the qe do vije? Na genjeve? Ne prape po te presim po kush? Kush nga ne e dinte se do te vije keshtu sic po vjen si nje furtune qe mbasi mbaron ka shkatrruar shume gjera..shume endrra..shume plane...Ti prape do vish e do ikesh perseri..per here te fundit?! Te kete vall fund? Joo joo nuk ka se po te kishte ti me gjithe qenien tende duhej te ishe ketu me ne..prane nesh...prane te gjithve jo te shdnerroheshe ne nje vegim..ne nje kujtim dhe ne nje dhimbje te perhershme!!!
Sot bashke me zemren tende eshte vrare edhe zemra e nje motre, eshte vrare zemra e nje vellai, e nje nene, jane varur koka nga pikellimi dhe lotet sdo ti ndali as pernedimi dhe as agimi i shume diteve qe do te vijne...
Une.. akoma po te pres vella..do te te pres dhe do te te percjell perseri..pastaj e ke radhen ti te me presesh mua te na presesh ne se nje dite do te jemi prane teje", shkruan ajo./L.P./Dritare.net

















