
Foto/ Sa kanë ndryshuar shqiptarët e Londrës!
Dritare.net

Tani gjerat po ndryshojne. Perdite shikojme neper rrjetet sociale ku nje person vip gjen 5 minuta kohe te lire dhe shperndan nje cante me ushqime tek familjet ne nevoje.
Shikon qe nje firme, nje kompani per dite festash dhuron dicka per te moshuarit, pleqte neper azile etj…
Te enjten ne Londer u organizua eventi me I madh I bamiresise per te ndihmuar kopshtet shteteore ne shqiperi dhe kosove. Organizatoret ishin 6 vajza shqiptare , nena me femije por edhe te sukseshme ne jeten e tyre profesionale. Ato organizuar komunitetin shqiptar ne Londer per tu kenaqur, per tu lidhur me njeri tjetrin por edhe per te mbeldhur fonde per iniciativen e tyre, ne nje nga mbremjet e bamiresise qe pa diskutim konsiderohet ndryshe nga te tjerat. Ishte nje event qe mblodhi shume shqiptare te sukseshem ne Londer dhe pa dyshim qe mund te cilesohet si evolucion I komunitetit shqiptar
Mbremja e bamiresise u organizuar nga iniciativa Help them grow qe ndihmon me lodra dhe libra te perdorur si edhe me mjete te tjera edukative kopshtet shteterore shqiptare. Te ftuarit, plot 140 vinin nga profesione dhe shtresa te ndryshme, avokate, inxhiniere, arkitekte, partnere neper firma te medha, drejtuesh kompanish, bankiere, menaxhere, pronare restorantesh etj. Nuk kishte ambasadore apo politikane! Eventi u zhvillua ne nje nga restorantet me te famshme ne Londer prone e nje shqiptari, fotot u mundesuan nga nje fotograf vip, qe fotografon emra si Naomi Campbell etj…
Edhe ky shqiptar! Por cfare ra ne sy ishte deshira per te ndihmuar, per te dhene kontributin ne cfaredo menyre qe nje femije diku ne nje ndonje zone te thelle malore te kete mundesi te luaj apo te lexoj kur prinderit e cojne ne kopsht.
Help them Grow ka ndihmuar deri tani me lodra dhe libra te perdorur rreth 3 mije femije ne 29 kopshte ne zona te ndryshme te Shqiperise dhe Kosove. Keto lodra dhe libra qe dergohen per kopshtet shqiptare jane kryesisht donacione te komunitetit shqiptar ne Londer.
Ne eventin e organizuar nga Help them Grow fanella e kombetares shqiptare e firmosur nga futbollistet u shit ne ankand per £750 ( 825 euro) duke thyer rekordin e meparshem prej 500 euro. Ne total u grumbulluan rreth £5,220 qe do te perdoren per transportin e lodrave neper kopshtet qe kane kerkuar ndihme.
Dikur lexonim neper gazeta historite e te pasurve anglez, amerikan, francez qe futnin doren ne xhep dhe ndertonin nje spital, nje katedrale apo nje ure per zonat ne nevoje. Sot shikojme qe komuniteti dhe individet shqiptare kane kapacitetin te dhurojne me shume. Eventi ishte ideaur si nje shfaqje e vogel teatrale ku te ftuarit do te zbulonin misterin e vrasjes se nje prej protagonists se plotit. Te veshur si ne vitet 20 kostumet e ndryshme I dhane nje ngjyre tjeter ketij eventi. Ishte dicka ndryshe dicka e pazakonte.
Ne bote nje individ dhuron pothuajse £10 ne muaj per bamiresi. Ka te tjere qe japin mijera dollare, paund, euro ne ndihme te organizatave apo njerezve ne nevoje. Statistikate tregojne qe shumica e njerezve dhurojne per bamiresi sepse mendojne qe e kane per detyre ti japin dicka mbrapsht shoqerise dhe te luftojne pabarazimin shoqeror duke perdorur pasurine dhe influence e tyre ne shoqeri.
Te tjere vendosin te dhurojne apo kontribojne nga eksperiencat qe kane ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve te tjetes se tyre. Te tjere jane te apasionuar per nje kauze specifike.
Eventi I bamiresise ne Londer tregoi qe kane ikur kohet kur shqiptaret vinin te fshehur neper kamiona dhe shikonin nga organizata bamiresie per tu ndihmuar dhe angazhuar ne shoqeri.
Shqiptaret tani jane ne pozita te larta neper kompanite dhe firmat angleze. Shume kane kompanite e tyre te sukseshme. Eshte detyra e tyre morale te japin dicka mbrapsht komunitet dhe te ndihmojne vendin nga te cilet u larguan jo shume kohe me pare./dritare.net

















