Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Nga Kim Kardashian, tek Emilia Clarke, ja yjet që magjepsën në Emmy Awards!

Foto/ Nga Kim Kardashian, tek Emilia Clarke, ja yjet që magjepsën
Në eventin e 71-vjetorit të Emmy Awards, shumë vipa shkëlqyen. Kim Kardashian, Emilia Clarke, Nicole Scherzinger, Catherine Zeta-Jones, dukeshin magjepsëse me veshjet e tyre.

Të gjithë sytë ishin te zonjat më me stil, teksa bënin hyrjen madhështore, në natën e ndarjes së çmimeve, të mbajtur në Teatrin Microsoft në qendër të Los Anxhelosit, shkruan dritare.net

Kim kishte veshur një fustan të zi, të gjatë. Shkëlqimin fustanit të Kimit ia dha një zinxhir i trashë dhe i hollë, argjendi, me një kryq.

Emilia mbante veshur një fustan blu të errët, të gjatë, por që nga qafa deri te kërthiza ishte i hapur.

Ndërsa e mahnitshmja, Nicole, dukej si princeshë me fustanin  e bardhë.

Dritare.net ka sjellë për ju, në galerinë më poshtë, të famshmet me veshjet më të bukura në Emmy Awarsds 2019./K.C/dritare.net