Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Na ishin një herë, Bora, 7 xhuxhat dhe Rama

Foto/ Na ishin një herë, Bora, 7 xhuxhat dhe Rama
Vite më parë më 1 qeshor 2001 parku i lojrave “7 Xhuxhat” u inaguruar nga kryeministri Edi Rama,  kryetar bashkie aso kohe  dhe Ilir Meta ishte Kryeministër. Në fotot  e mëposhtme do të shihni se sa të lumtur ishin Rama dhe Meta teksa bënin xhiro dhe luanin me varka mbi ujë.

Meta në këtë inagurim shoqërohej nga vajza e tij Bora. Këto pamje të Metës dhe Ramës mbi rosak dolën në të gjitha gazetat në atë kohë kur u bë inagurimi. Por sot Bashkia e Tiranës ka vendosur që ta transformojë plotësisht zonën tek “7 Xhuxhat” duke e kthyer këtë zonë në një park. Vendimi i Bashkisë u mor pas përfundimit të kontratës me privatin që e menaxhonte këtë zonë, ku kishte ndërtuar parkun e lojërave./d.m-dritare.net