Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Miliarder si Silvio Berluskoni, historia e familjes së aktorit Blerim Destani

Foto/ Miliarder si Silvio Berluskoni, historia e familjes së aktorit Blerim
Kush është më i pasur Silvio Berluskoni apo Lazim Destani? Kjo është pyetja që mediat bëjnë shpesh kur vjen puna për të krahasuar pasuritë marramendëse të ish kryeministrit të Italisë dhe babait biznesmen të aktorit të njohur, Blerim Destani.

Mediat italiane dhe europiane, kanë bërë një krahasim në çmim mes lojtarëve të Milanit dhe Shkëndijës që administrohet nga Lazimi, duke vendosur përballë profilet e ish-pronarëve të dy skuadrave të futbollit. Ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ishpronarit të Milanit, Silvio Berluskoni.

Mediat italiane kanë theksuar faktin se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro, duke theksuar faktin se me këtë pasuri Destani mund të konkurrojë Berluskonin dhe se është shumë më i pasur se pronari aktual i AC Milanit, kinezi Yonghong Li, pasuria e të cilit vlerësohet në 500 milion

Blerim Destani, vëllai  i artistit i shqiptarit më të pasur në botë

Aktori 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, atje ku zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”. Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.

Së fundi, një prej vëllezërve të aktorit, Nazif Destani, është përfolur si shqiptari më i pasur në botë, pasi, sipas Forbes, pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë. Edhe pse është kaq i pasur, ndryshe nga Blerimi, fama nuk i intereson aspak, pasi shumë pak persona e njohin.

Nazifi është djali i Lazim Destanit nga Maqedonia, që numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi. Dëshira e tij për të mbajtur një profil të ulët publik, ka bërë që si përfaqësues të njihet i ati.

Duke qenë se imazh të familjes kanë babain, Lazimin, në fund të vitit 2017-të, Universiteti Shtetëror i Tetovës i dha atij titullin “Doctor Honoris Causa”, i njohur si pronari i kompanisë “Ecolog”. Sipas një faqeje amerikane jozyrtare “Zoominfo”, pasuria e familjes Destani llogaritet nga 1 miliard deri 5 miliardë dollarë amerikanë./L.P./PanoramaPlus