
Foto/ Ja si ka qenë Tuna, para se të bëhej 'zogu më i mirë prej krejtve'!
E Hënë 13 Qershor 2016, 16:04
Dritare.net

Ajo sot kosiderohet 'zogu më i mirë prej krejtve', por jo gjithmonë ka pasur këtë pamje që na shfaq sot.
Me kalimin e viteve, si shumë këngëtare të tjera, edhe Tuna është transformuar dhe kjo është mëse e dallueshme nëse bëjmë një krahasim të fotove sot me ato të viteve të para të karrierës së saj në botën e muzikës.
Në 2003-shin, Altuna Sejdiu u shpall fituese e një talent-show muzikor në Maqedoni, kohë kur publikoi edhe këngën e saj debutuese, “Piroman”.
Gjatë fushatës promovuese të kësaj kënge, Tuna erdhi edhe në Tiranë, ku ndër daljet e para televizive, u prezantua në një emision të Shijak Tv.
Moderatori i programit muzikor të asaj kohe, ka publikuar një foto të tij me Tunën ku dallohet fare qartë ndryshimi i madh.

















