Foto/ Hapet hoteli luksoz i Juventusit!

 

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, mbrëmjen e djeshme u bë edhe hapja e plotë për publikun, e hotelit “J-Hotel”, që është në pronësi të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit.

Hoteli është ndërtuar në Torino, ndërsa zë një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë dhe ka 4 yje.

Nuk mungon luksi në 138 dhomat e hotelit, ashtu si edhe në sallat e konferencave dhe SPA-të, ndërsa në brendësi është edhe një hotel me kapacitet prej 200 personash.

LEXO DHE :  Zheji: Në Shqipëri, priten vrasje politike që janë ndërprerë që nga koha e Hoxhës

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, ku strehohen futbollistët bardhezinj që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë Maurizio Sarri, por edhe e gjithë skuadra, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes./ I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.