
Foto/ Gazeta gjermane cilëson ish-deputeten shqiptare, më të bukurën në Ballkan
Dritare.net

Gazeta gjermane, Kosmo, e ka cilësuar ish-deputeten nga Kosova, Dude Balje, 42 vjeç, si më të bukurën e Ballkanit. Ajo është vënë disa herë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të pasurisë së majme që ka. Ja shkrimi i gazetës.
"Ish-deputetja e parlamentit të Kosovës, Duda Balje 42-vjeçe, është një ndër politikanet më të bukura në Ballkan. Fillimisht ajo mori vëmendjen për shkak të pasurisë së majme që zotëron.
Atje ka një apartament 60 metra katrorë me vlerë prej 80,000 euro, një shtëpi 500 metra katrorë (150,000 euro), dy zyra me vlerë prej 280,000 euro dhe dy vetura me vlerë totale 30,000 euro.
Balja është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Zotëron diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Ish-deputetja është e martuar dhe ka tre fëmijë", përfundon shkrimi./L.F-dritare.net

















