
Foto e video/ Keti Bazhdari, dasmë në Shkodër, për Shën Valentin
E Premte 14 Shkurt 2020, 21:09
Dritare.net

Në një ceremoni mjaft private, Keti dhe Kleidi Gjonej, i kanë thënë "po" njëri-tjetrit në altarin e Kishës, pas disa vitesh bashkëjetesë.
Bazhdari hyri në kishë shoqëruar nga babai saj Ndrek Bazhdari.
https://youtu.be/BPG7So182GQ
Pasi kanë mbaruar ceremoninë në Kishë, çifti dhe të ftuarit kanë vijuar dasmën në një restorant buzë liqenit në Shkodër, informon Dritare.net
Bazhdari duket tani larg PS dhe jetës politike, ndërsa sot ka shënuar një ndër ditët më të bukura të jetës së saj.
Pas 2017 me afrimin e Tom Doshit në PS ajo nuk është parë më të afrohet në PS, pasi ishte afishuar si kundërshtare e tij në Shkodër.
Dritare.net i uron të trashëgohet kandidates për kryebashkiake me simpatike që ka pasur Shkodra./ I.M-Dritare.net

















