Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ Dukesha Kate është një trëndafil i vërtetë anglez

Foto/ Dukesha Kate është një trëndafil i vërtetë
Dukesha e Kembrixhit, shoqëruar nga bashkëshorti William dhe kunati Harry, është takuar sot me persona që kanë fituar betejat e tyre me problemet psikologjike.

Ajo që ra më shumë në sy ishte fustani i saj veror rozë me trëndafila e rrip në mes.

Kate, 34 vjeç, mbante të veshur një fustan që kushton 428 paund nga stilistja e saj e preferuar, Kate Spade.

Ajo së bashku me Princin William dhe Princin Harry, u mblodhën në County Hall, për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

William, Kate dhe Harry do të kalojnë ditën duke biseduar me personat që kanë luftuar me probleme psikologjike./dritare.net