
Sipas policisë, Inspektoriati i Mjedisit Shtetëror dhe Pyjeve në Qarkun Shkodër ofruan gadishmërinë, për strehim dhe përkujdesje të shpendit në fjalë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 27.01.2017, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, së bashku me një qytetar të zonës së Kosmaçit, sollën pranë ambjenteve të Policisë, një shpend të plagosur, i gjetur nga qytetari.
Menjëherë nga ana jonë u njoftua Inspektoriati i Mjedisit Shtetëror dhe Pyjeve në Qarkun Shkodër, të cilët ofruan gadishmërinë, për strehim dhe përkujdesje të shpendit në fjalë.
U kryhen procedurat përkatëse dhe u plotësua proçes-verbali për rastin konkret.