
Foto/ Ceca: Jemi tronditur kur dëgjuam se Arkani është gjallë
E Hënë 7 Nëntor 2016, 10:10
Dritare.net

Svetlana Raznatovic- Ceca, për lajmin se burri i saj Zeljko Raznatovic- Arkan është gjallë, ka thënë se është tronditur e gjithë familja kur e pa një lajm të tillë, shkruan “Srbija Danas”, transmeton “Gazeta Express”.
“Unë me të vërtetë nuk di çfarë të them, ky lajm ka tronditur gjithë familjen e tij, timen dhe fëmijët tanë. Gjërat e tilla duhet të ndalen. Mediat kanë kaluar kufijtë”, ka thënë Ceca.
Ajo tha se, djali i tyre, Mihajlo Raznatovic, mori kërcënime në rrjetin social “Facebook” pas publikimit të këtij lajmi, për të cilat kërcënime thotë se i ka raportuar në polici.

















