Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Brenda vilës qeveritare në Dhërmi!

Foto/ Brenda vilës qeveritare në Dhërmi!
Lapsi.al ka publikuar së fundmi disa foto nga brendia e vilës qeveritare në Dhërmi. Kjo është vila ku kryeministri, Edi Rama pushon prej vitesh.

Vila është ndërtuar në vitet '60, enkas për Enver Hoxhën. Mesa duket gjithçka në të është rinovuar, por pa  u prekur vila.

Siç duket dhe nga fotot, ambientet janë të njëjta. Nuk janë prekur as dyer, as muret, çdo gjë është rinovuar me kujdes, madje dhe pikturat janë të asaj kohe.

Vila është rinovuar pas vitit 2013 dhe aty pushon kryesisht vetëm Edi Rama. Dhe herë pas here, të ftuar të ndryshëm si: Toni Blair, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, priten në vilën qeveritare, në Dhërmi/dritare.net