Flet nipi i Klement Balilit: U vetëdorëzua, unë negociova me Veliun
Dritare.net
"Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për tu dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar është vetëdorëzuar kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën"
Rigels Balili është kryetari i bashkisë së Delvinës, njëherësh nipi i Klement Balilit.
Intervista telefonike u dha për gazetarin e Ora News Leftion Peristeri.
Intervista për Ora News
Ora News: Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij
Rigels Balili: Po
Ora News: Kur kanë filluar negociata?
Rigels Balili: Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu cuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.
Ora News: Ku ka qendruar?
Rigels Balili: Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm e dorëzova tek drejtori i policisë?
Ora News: Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?
Rigels Balili: Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.
Ora News: A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?
Rigels Balili: Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë. Kushti i vetëm që ka qenë që të vetëdorëzohej
Ora News: Do të kërkojë gjykim të shkurtuar?
Rigels Balili: Është pyetje që i takon atij jo mua?
Ora News: Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greq?
Rigels Balili: Nuk i trembet drejtësisë sepse është i pafajshëm. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.
Ora News: Si është bërë komunikimi me të?
Rigels Balili: Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.
Ora News: Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?
Rigels Balili: Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.
Ora News: Keni një mesazh për autoritetet?
Rigels Balili: Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull "Eskobar", edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.
Ora News: Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?
Rigels Balili: Nuk më takon mua, i takojnë të pandehurit.
Ora News: Mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?
Rigels Balili: Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve.
Ora News: A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?
Rigels Balili: Atë që pohova e them me përgjegjësi. Është vetë dorëzuar./ora news