Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flet burri i parukieres që u vra nga ish i dashuri: Ja çfarë më thoshte mua Etleva!

Flet burri i parukieres që u vra nga ish i dashuri: Ja çfarë

Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Me zemër të hapur’ Bardhok Ndoka, burri i parukieres që u vra në Lezhë nga 31 vjeçari Alfred Nikolli, tha se nuk ka qenë në dijeni të asnjë lloj kërcënimi ndaj gruas së tij nga ana e autorit. Ndër të tjera burri i të ndjerës theksoi se në media u thanë gjëra se nuk mund të thuheshin.

Si është gjendja e djalit tuaj?

Ai arrin ta kuptoj pak dhe rri e dëgjon se çfarë flasim ne. Djali është i vogël dhe nuk arrin ta kuptoj.

Kush ju njoftoi për ngjarjen?

Unë nuk di asgjë nga kjo ngjarje. Më morën në telefon dhe më thanë se ishte sëmurë. Unë nuk dija asnjë lloj gjejë. Nuk di asgjë. E shihja ndonjëherë të mërzitur, por më thoshte, ‘më dhemb koka’.

Si ka qenë martesa juaj?

Martesa jonë nuk ka pasur asnjë lloj grindje. Kemi pasur marrëdhënie normale. Se di se si ndodhi kjo punë.

Si e ngriti parukerinë Etleva me çfarë parash?

Si fillim ka pasur një parukeri të parë, dhe më pas e ndërruam. I kemi biseduar të gjitha bashkë. Ato materiale që kemi marrë ia kemi dhënë lekët avash-avash.

A jeni kureshtar të dini motivet e ekzekutimit

Jo nuk jam kurioz.

Kur të rritet djali juaj çfarë do i thoni për nënën?

Kur të rritet do e kuptoj. Unë do ja them si larg e larg. Nuk e di për Zotin.

Ju keni një arsye se pse është ekzekutuar gruaja juaj? Pse u vra?

Nuk e di se çfarë ka bërë. Nuk e di. Ai e ka bërë atë punë. Të veprojë shteti dhe mediat kanë folur gjëra që s’kanë qenë për të folur. Ai është brenda dhe të veprojë shtetit, siç të jetë më e drejtë.