
Fjorda e Dritares, tani edhe në tv, për turizmin
Dritare.net

Kush nuk e ka lexuar rubrikën nga më te dashurat
në Dritare.net “Fjorda di një vend”? Fjorda Llukmani,
blogere në Dritare.net, na ka treguar çdo cep të panjohur të Shqipërisë, male, liqene, gjire, dete pothuaj të virgjëra, mrekulli natyrore , që shpejt janë kthyer më pas në destinacionin më in për të gjithë.
Pasi rubrika e saj në Dritare.net rezultoi ndër më të suksesshmet, Fjordën tanimë do ta shohim edhe në ekranin e “Abc News” nga e hëna në të hënë, duke filluar nga 16 korriku.
Fjorda do të jetë çdo ditë në ekran krah gazetarit të njohur të emisioneve verore të Abc News, Eni Shehu dhe Genta Hodos, në studion
verore të televizionit në Drimadhë, për të zbuluar shumë të fshehta të turizmit, dhe personazhe të njohura e të panjohura. Stafi i Dritare.net i uron shume
suksese Fjordës, dhe mezi presim të shkëlqejë edhe në televizion./dritare.net

















