
"Fetusi 18 javësh", a është kjo fotoja më e mrekullueshme e shekullit të 20-të?
Dritare.net

Numri ishte një sukses spektakolar, me të gjitha kopjet e shitura në një kohë rekord në historinë e revistës.
Me ngjyra të plota dhe detaje të qarta kristalore, fotografia tregonte një fetus në qesen e tij amniotike, me kordonin e kërthizës të përdredhur drejt placentës. Fëmija i palindur, duke lundruar në një sfond në dukje kozmik, duket vunerabël, por i qetë. Sytë e tij janë të mbyllur dhe grushtat e tij të imët, të formuar në mënyrë të përsosur, janë të mbështetur tek gjoksi, informon dritare.net.
Kjo ishte një nga fotografitë më të mrekullueshme të shekullit të 20-të, aq emocionuese dhe teknikisht mbresëlënëse, edhe sipas standardeve të sotme. Ndikimi i kësaj fotoje ishte tepër i madh, aq sa ky imazh u rrëmbye nga lëvizja anti-abort.
“Fetusi 18 javësh” është një foto e bërë nga fotografi vizionar suedez Lennart Nilsson, pjesë e një serie mahnitëse të fotove prenatale që ai ka bërë gjatë atyre viteve.
Fotografitë e tij inovative tani kanë prekur një gjeneratë krejt të re, pasi ato sapo janë shfaqur në panairin e artit në “Paris Photo”. Kjo është hera e parë që ato janë ekspozuar jashtë Suedisë, ndërsa flitet se më vonë do të ekspozohen edhe në Vjenë. The Guardian/ J.H, dritare.net.

















