Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Festuan me shqiponjë në Botëror, Xhaka dhe Shaqiri kërkojnë falje

Festuan me shqiponjë në Botëror, Xhaka dhe Shaqiri

Lojtarët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u kthyen në lajm botëror, gjatë kampionatit të botës në futboll, teksa në ndeshjen kundër Serbisë festuan golat e tyre duke bërë shqiponjën.

Festimet e tyre nxitën reagime të forta pro dhe kudnër kryesisht në Serbi, Shqipëri, Kosovë e Zvicër.

Por, dy lojtarët shqiptarë gjatë një konference të kombëtares zvicerane kanë kërkuar falje për festimet e tyre me shqiponjë.

Xhaka tha: Do të isha budalla po ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më.

“Sigurisht, unë kërkoj falje nëse njerëzit u ndjenë të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”, ishte kjo deklarata e lojtarit tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri./ I.M-Dritare.net