Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fëmijët më të pambrojturit/ Ja shkeljet më të mëdha të mediave online!

Fëmijët më të pambrojturit/ Ja shkeljet më të
Përfaqësues të organizatave që monitorojnë ecurinë e medias në Shqipëri, raportojnë disa probleme në lidhje me etikën, të dhënat personale dhe të drejtat themelore të njeriut.

Analizat dhe vëzhgimet në këtë fushë konstatojnë se mediat fokusohen më shumë te viktima, se te zgjidhja, dhe se vetëm në 2% të rasteve i kushtohet rëndësi zgjidhjes.

Këshilli Shqiptar i Medias, pas monitorimit të 30 mediave online, por edhe disa faqeve të televizioneve shqiptare, vëren se vetëm në një ditë kryhen 8-10 shkelje të etikës.  Më të pambrojturit sipas studimeve janë fëmijët. Kryesisht për të dhënat personale, sidomos kur bëhet fjalë kur janë viktima të abuzimit seksual. Të dhënat nuk mbahen sekrete, siç është e ndaluar.

Por Urim Bajrami, Anëtar i Këshillit të Ankesave, në AMA, thotë se vitet e fundit ka përmirësime.

"Ankesat për shkeljet e etikës janë në rënie", shprehet ai. Burimi: VOA./L.F-dritare.net