
Fatma Haxhialiu: Besoj fjalët e mamit, më shumë se çdo fjalë inxhinieri, tekniku apo shkencëtari
Dritare.net

Edhe moderatorja Fatma Haxhialiu, përmes një postimi në Instagram, shkruan se këto ditë po i kalon tek e ëma, për të cilën shkruan se, e beson më shumë se ndonjë inxhinier, teknik apo shkencëtar, për fjalët qetësuese që i thotë, pas tërmetit.
Më tej ajo shkruan se ky tërmet e ka bërë të reflektojë se gjërat më të shtrenjta i ka para syve.
"Keto dite te renduara emocionalisht dhe psikologjikisht i kam kaluar te shtepia e mamit.
Kisha nevoje dhe une per mamin dhe ate qetesine dhe vendosmerine e saj kur thote; nuk ndodh gje, kaloi e madhja, mos mu shqeteso.
Besoj fjalet e saj me shume se cdo fjale inxhinieri, tekniku e shkencetari, se keshtu eshte mami, qendron e para dhe ne hierarkine e hyjnive.
Kisha nevoje per aromen e gatimeve te mamit qe kisha kohe pa i shijuar, pasi keto 2-3 muaj kane qene shume impenjative.(puna na rremben dhe pa kuptuar humbasim momente kaq te bukura dhe te pazevendesueshme) .
Aroma e kulacit, e byrekut, rosnicave, hasudes me shume arra sic e dua une, apo e supes kremoze me pule, me kthenin pas ne kohe bashke me historite e mamit.
Sa here gatuan nje pjate, ajo e shoqeron me nje histori nga femijeria jone kur mblidhemi bashke per dreka darka familjare.
Kisha nevoje per te qeshurat dhe thumbimet me tim vella, per babin qe luan gjithmone nderkombetaret (me te gjithe dhe me asnje?)
Nderkohe qe im bir kishte nevoje per mua dhe qetesine time, une edhe pse 33 vjec tashme, kisha po aq nevoje per mamin tim, per familjen time.
Mes vrullit te 100 gjerave per te bere, mes 100 ankesash dhe pakenaqesish pse nuk e kam kete dhe ate, se duhej te kisha bere me shume, keto dite ishin nje shkundje e mire per te me hapur syte per gjithe gjerat e bukura qe kam.
Ndonjehere gjerat me te shtrenjta i kemi para syve dhe i marrim per te mireqena dhe kujtojme se jemi te perjetshem ne dhe ata qe na do zemra, e ne keto lekundje toke e shpirti kuptuam sa shume mund te humbasesh ne 30 sekonda dhe sa me fat jemi qe na u dha nje mundesi e dyte.
I premtova vetes se nuk do lejoja nje tjeter shkundje te me hapte syte per gjithe bekimet qe kam, i premtova vetes se cdo dite do hap e do mbyll syte duke thene ; Faleminderit Zot, Univers, Gjithesi, per gjithcka kam. Gjyshja ime e ndjere thoshte: shpia plot, zemra plot, ?❤", shkruan Fatma./E.B-dritare.net

















