Familja holandeze fshihej në bodrum prej 9 vitesh, duke kujtuar se ishin njerëzit e fundit në botë
Dritare.net
Një burrë 58 vjeçar dhe një familje me të rinj 18 deri 25 vjeç po jetonin në një fermë në provincën e Drenthe.
Ata u gjetën pas më i madhi prej fëmijëve porositi birrë në një bar në një fshat afër Ruinerworld.
Ai më pas i tregoi stafit që kishte nevojë për ndihmë, raporton RTV Drenthe.
Burri më i vjetër, i cili është arrestuar nga policia, fillimisht u mendua se ishte babai, por majori Roger de Groot më pas i tha gazetarëve që jo. Ai nuk ishte as pronari i shtëpisë në fermë, tha zoti Groot, duke shtuar: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë.”
Transmetuesi publik tha që familja ka jetuar në izolim duke pritur fundin e botës. Raporte të pakonfirmuara thanë që babai i fëmijëve ishte ndër të gjeturit.
Pronari i lokalit Chris Westerbeek përshkroi sesi burri ishte futur në lokal, porositi pesë birra dhe i piu. Më pas unë bisedova me të dhe ai më tregoi që ishte arratisur dhe kishte nevojë për ndihmë…më pas ne thirrëm policinë,” tha ai. Më pas shtoi: “Ai kishte flokë të gjata, mjekër të pisët, vishte rroba të vjetra dhe dukej konfuz.
Ai tha që nuk kishte qenë kurrë në shkollë dhe nuk kishte shkuar tek berberi prej nëntë vitesh. Gjithashtu se kishte vëllezër dhe motra që jetonin në fermë dhe që ishte më i madhi dhe dëshironte ti jepte fund mënyrës sesi jetonin.
Oficerët vizituan fermën dhe po bëjnë kërkime. Ata zbuluan shkallë të fshehura pas dollapit në dhomën e ndenjes të cilat cojnë në bodrum ku familja strehohej.
Ruinerworld është një fshat me popullsi më pak se 3000 banorë. Ferma ndodhet jashtë fshatit dhe aksesohet nga një urë mbi kanal. Ferma, e cila është pjesërisht e fshehur pas rreshtash pemësh, gjithashtu ka ngastër perimesh dhe dhi. Një fqinj i tregoi medias holandeze që ai kishte parë vetëm një burrë në fermë, asnjë fëmijë, dhe kishte parë kafshë të ndryshme.
Postieri tha që kurrë nuk kishte dorëzuar ndonjë letër në atë adresë. “Është në fakt shumë e dyshimtë, tani që e mendoj,” I tha Algemeen Dagblad website të lajmeve.
Njerëzit në atë zonë postuan lajmet në tweeter dhe një reporter postoi imazhe të fermës, duke thënë që i ishte kërkuar të mbante distancë.
Policia e Drenthe konfirmoi që 58 vjeçari ishte arrestuar dhe po hetohej pasi refuzoi të bashkëpunonte.
“Ka ende shumë pyetje të papërgjigjura,” thanë ata, duke shtuar që të gjithë skenarët janë të hapur dhe hetimet vazhdonin.
Është e paqartë sesa gjatë familja kishte qëndruar në bodrum ose se çfarë i kishte ndodhur mamasë së fëmijëve, edhe pse kryetari i bashkisë tha se ajo kishte vdekur disa kohë më parë.
Disa raporte sugjeruan që 58 vjeçari kishte pësuar trombozë dhe ndodhej i izoluar në krevat.
Burimi BBC/Përshtati Ada Shehu/ dritare.net