Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fake News/ SHBA nuk do të ndalojë investimet në Kosovë për taksën!

Fake News/ SHBA nuk do të ndalojë investimet në Kosovë
Në mediat kosovare ditën e sotme, ka dalë lajmi se i dërguari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se SHBA do të ndalojë të gjitha investimet në Kosovë, nëse Kosova nuk heq taksën me Serbinë, dhe qeveria të heqë dorë nga reciprociteti.

Por, kjo gjë është Fake News, pasi është mohaur nga Dick Custin, zëdhënës i të dërguarit të posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell

Zëdhënësi Custin tha se ambasadori Grenell kurrë nuk e ka thënë një gjë të tillë. Ai në përgjigjen e tij  per “Zerin e Amerikes” u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit " gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”./ I.M-Dritare.net