

Ermali, djali i Sabri Fejzullahut ka thënë se pret të bëhet përseri baba, në RTV21 i ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”.
Ermali gjatë kësaj interviste zbuloi detaje të shumta rreth planeve në muzikë si dhe jetës së tij private, përcjellë rtv21.tv Ermali ekskluzivisht në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” konfirmoi që do të bëhet baba për herë të katërt. “Po, është e vërtetë. Dashtë zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë ajo ka rëndësi.”, është shprehur Ermali, duke thënë që ende nuk e dinë gjininë e bebes. Ermali dhe Ariana nga martesa e tyre 10 vjeçare gëzojnë një jetë të lumtur bashkë me tre fëmijët e tyre, Artin, Bunën dhe Erën./E.D-Dritare.net

















