Eni Koçi sakrificë për dashurinë, zhvendoset në Kosovë

Prej kohësh është shkruar se Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë në një lidhje. Aludimet e para filluan nga komentet ngacmuese në Instagram por gjithçka thuajse u konfirmua pas publikimit të disa fotove ku çifti i këngëtarëve shfaqej duke hyrë në një ndërtesë të kapur dorë për dore. Një nga problemet më të mëdha në një lidhje dashurie është distanca. Edhe pse Eni prej disa javësh ishte kthyer në Shqipëri, nuk duhet të harrojmë se ajo po vazhdon studimet në Londër. Nga ana tjetër, Genci banon në Kosovë, por duket se ata kanë gjetur zgjidhjen e përkohshme. Sipas “Prive” ka qenë Eni ajo që ka bërë e para sakrificën e dashurisë. Thuhet se këngëtarja muajt e verës po qëndron shumicën e kohës në Prishtinë duke u zhvendosur kështu në Kosovë. Ata kanë vendosur të shijojnë çdo moment bashkë, edhe pse bëhet fjalë për një plan brenda një kohe të shkurtër.

LEXO DHE :  Foto/ Ja si duket ambjenti ku do të zhvillojë dasmën Jonida Vokshi!

Si gjithnjë publiku është vigjilent dhe në pritje të gjithçkaje do të ndryshojë këtë verë, por edhe për nisjen e shtatorit, koha kur Enit do t’i duhet të vijojë studimet në Londër. A do të vazhdojë lidhja e tyre në distancë?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.