Na ndiqni edhe në

Emisionet

Teknologjia pas "AlbaType", si rritet produktiviteti dhe çfarë premton e ardhmja

Teknologjia pas "AlbaType", si rritet produktiviteti dhe

Përtej inxhinierit dhe sipërmarrësit, Urim Qovanaj është edhe një djalë i diasporës që e njeh thellësisht ndjenjën e të jetuarit mes dy botëve. Ai tregon se ka shkruar tregime të botuara në Itali, ku eksploron përvojën e tij si emigrant, duke e përshkruar veten si "djaloshi me dy atdhe".

"Në Itali më thërrasin shqiptar, ndërsa në Kosovë më thërrasin italian ose zviceran," rrëfen ai, duke prekur një temë të ndjeshme për shumë emigrantë. Kjo përvojë e ka bërë të kuptojë se gjuha është spiranca kryesore e identitetit. Sipas tij, çdo gjuhë që flet i jep një "personalitet" të ndryshëm, por është shqipja ajo që e lidh me kujtimet, me rrënjët dhe me thelbin e tij.

Projekti "AlbaType", përtej misionit kulturor është projektuar me një fokus të qartë te funksionaliteti dhe produktiviteti. Qovanaj shpjegon zgjedhjet teknike pas dizajnit të saj. Përveç butonave të dedikuar për 'ë' dhe 'ç', tastiera përfshin edhe bashkëtingëlloret digrafe si 'dh', 'sh', 'gj', etj., për të shpejtuar procesin e shkrimit. Layout-i i zgjedhur është 'Quertz', i cili është standard në aplikacionet dixhitale shqipe në telefona, duke siguruar një tranzicion të lehtë për përdoruesit. Qovanaj thekson se ky dizajn eliminon nevojën për kombinime të vështira tastesh (si Alt+...), duke i lejuar shkruesit të qëndrojnë në rrjedhën e mendimit.

E ardhmja duket premtuese, tashmë po mendohet për "AlbaTwo", një version wireless me një dizajn edhe më modern, duke treguar se ky është vetëm fillimi i një evolucioni teknologjik në shërbim të gjuhës shqipe./dritare.net