
Gëzim Olaj: Gazetarët kërkojnë shuma të mëdha për të bërë emisione turizmi!
Dritare.net
Gëzim Olaj i Kullës së Bajraktarit ishte në Dritare Tv për të treguar “Festën e Çobanit”, ku Boga priti e përcolli mijëra njerëz që kënduan.
Në fund të intervistës, zoti Olaj falënderoi gazetaren Rudina Xhunga, për kontributin që ka dhënë ndër vite, duke shkuar cep më cep për të promovuar Shqipërinë. Këtë Shqipëri turistike, që sot numëron miliona turistë, por dikur pak njihej.
“Rudina, me të vërtetë jeni ndër gazetaret më të veçanta, që unë dua t’i falënderoj nga zemra. Kjo pasi, unë e di që edhe ju punoni në kushte të vështira. Të vish deri në Alpet e Shqipërisë dhe më pas të shkosh në Vlorë, Dibër, apo Tropojë, ka kosto shumë të madhe. Zakonisht televizionet janë të dhënë pas lajmeve, sensitive, që marrin klikime, por të pasqyrosh kulturën dhe vlerën e një vendi, kërkon shumë kontribut.
Ju jeni pioniere dhe heroinë e gazetarisë së turizmit. Keni dhënë një kontribut të madh, në shifrat 15 milionëshe që përmendim sot për turistët. Punoni pa asnjë lloj interesi. Keni qenë edhe më herët me gjithë shpenzimet tuaja, ju dhashë vetëm një vazo mjaltë dhe këtë nuk e harroj.
Se ka gazetarë që bëjnë pazare të pista për promovim turizmi. Ju jeni ndryshe. Ju e doni këtë vend”, tha zoti Olaj./M.K-dritare.net

















