

Një nga ngjarjet më të bujshme në vendin tonë, për të cilën bëhen edhe në kohën e tanishme diskutime të shumta të pasqyruara në shtyp dhe media, madje edhe në mjaft botime studimore dhe letrare si romane etj, është edhe ajo e vdekjes së ish-kryeministrit Mehmet Shehu.
Gazetari Robert Papa në Dritare TV foli pikërisht për këtë ngjarje, duke treguar një detaj të fortë, se gisht në këtë krim mund të ketë pasur edhe bashkëshortja e Mehmet Shehut, Fiqireti.
Ja debati në studio:
Robert Papa: Në dhomën e Mehmet Shehut është gjetur një gotë me një lëng, që nuk iu bë ekspertiza. Gota u zhduk.
Roland Qafoku: Fatos Harito më ka thënë; që po bëja gati veglat për të bërë autopsinë dhe në moment më vjen urdhëri që nuk do lejohesha.
Robert Papa: Unë kam intervistuar baçevanin e vilës që ka qenë atë kohë, i cili më tregoi: " Unë e futa në arkivol dhe i vesha kostumin blu. Kishte shumë fasho në kraharor. Por gjatë momentit kur e nxorën nga dhoma me një batanije dhe e tërhiqnin, koka e tij përplasej nëpër shkallë".
Si ka mundësi kjo?
Ka një fakt tjetër që ai para vdekjes i ka thënë rojes; kujdes mos na vinë të na vrasin. Unë kam takuar njerëz edhe që kishin frikë të flisnin. Mehmet Shehu ishte një figurë që nuk mund ta vriste veten aq lehtë. Ai ka lënë një letër brenda një kasaforte, që e ka lexuar Fiqireti. Kur është njoftuar Enver Hoxha për vrasjen e Mehmet Shehut është rrëzuar, e kuptoi që kjo ishte vrasje ndaj tij.
Unë kam frikë se Mehmet Shehun mund ta ketë vrarë edhe Fiqirieti, padiskutim që ka rol në këtë ngjarje./ M.K-dritare.net

















