
Robert Papa: Nëse fiton Trump, Berisha nuk do jetë non grata në SHBA!
E Enjte 31 Tetor 2024, 19:07
Dritare.net

Gazetari Robert Papa në Dekalog nga Roland Qafoku, Dritare TV e vlerësoi Sali Berishën si një politikan që nuk mposhtet kollaj.
Lidhur me non gratën e ish-kryeministrit, zoti Papa tha se gjithçka mund të ndryshojë nga zgjedhjet në SHBA, nëse fiton Donald Trump.
"Më vjen keq të shoh në arrest shtëpie Berishën, nga aspekti human. Por më habit energjia e tij, ka 300 ditë që del në dritare, çdo ditë, kur mendon që është edhe 80 vjeçar.
Berisha e njeh situatën në Amerikë, shkëlqyeshëm.
Nëse fiton Trump, mund t'i shërbejë Berishës por jo për heqjen e non gradës edhe pse administrata e re, mund ta ketë këtë të drejtë. Çdo gjë do varet nga zgjedhjet", tha gazetari. / M.K-dritare.net

















