Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si është ndarë SHBA përballë Trump dhe Harris! Flet gazetari Robert Papa!

Si është ndarë SHBA përballë Trump dhe Harris! Flet

Gazetari Robert Papa në Dekalog nga Roland Qafoku, Dritare TV foli për zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen javën e ardhshme. Zoti Papa u shpreh se çdo gjë mund të ndodhë deri në minutën e fundit por shumë sondazhet tregojnë se Donald Trump po mbështetet fuqishëm edhe pse po kandidon sërish si president i Amerikës.

"Nuk duhet t'i besojmë shumë polleve që bëhen nga kanalet e majta, në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Është një votë e madhe e fshehur për zotin Trump, kjo pasi pollet këtu kanë diçka. Në qoftë se ti në grupet e atyre që merr në intervistë, ke më shumë femra, atëherë automatikisht, pollet flasin për Kamal Harris. Kjo pasi dihet se Harris ka 50-55% femra më shumë.

Por ende nuk dihet, rezultati mund të përmbyset.

Trump kritikohet për mënyrën se si flet, akuzohet si fashist edhe pse nuk është, nuk dëgjon këshilltarët e tij, por përsëri fushata e tij si një ish-president ka funksionuar. Fushatën Trump e përqendroi të gjithën tek kufiri jugor, duke ju drejtuar më shumë emocioneve, frikës, sepse janë 15 deri në 20 milionë emigrantë të paligjshëm që kanë hyrë në SHBA. Trump duket se po fiton. Duke pasur parasysh me Hillary Clinton në këtë kohë ishte 6% mbrapa polleve, ai fitoi sepse ishte ajo vota e fshehur.

Por mund të ndodhë që dhe këto ditë të fundit rezultati të përmbyset.

Nga ana tjetër, sot ka një teori konspiracioni që thotë se Biden nga njëra anë duket se po mbështet Kamala Harris, kur bëri një gafë të madhe duke sulmuar të gjithë votuesit e republikanëve. Harris për herë të parë e kundërshtoi duke thënë: ne nuk jemi kundër mënyrës se si njerëzit votojnë.

Gara është ndarëse e madhe, janë dy deologji.

Një Amerikë me ekstremin e majtë, dhe një Amerikë tradicionaliste që përfaqësohet nga Trump", tha gazetari./ M.K-dritare.net