Na ndiqni edhe në

Emisionet

Blendi Klosi: Nëse je emigrant, ja si të votosh në zgjedhjet e 2025!

Blendi Klosi: Nëse je emigrant, ja si të votosh në zgjedhjet e

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka shpjeguar në detaje se si do të votojnë emigrantët jashtë kufijve të Shqipërisë. Për gazetarin Roland Qafoku në Dritare TV, Klosi tregoi një pas një hapat që do të duhet të ndjekin shqiptarët e diasporës.

Blendi Klosi: Partia Socialiste ka organizuar dy takime të mrekullueshme me shqiptarët e diasporës. Ishte një punë kolosale. Ishte planifikuar që takimet të bëheshin edhe në Londër dhe Gjermani, por ndryshimet e qeverisë atje nuk lejuan që të mbaheshin tubime, por brenda vitit do të mbahen edhe në Londër edhe në Gjermani dy mitingje të tjera. Qarku i 13, pra votat e diasporës është një super ngritje në detyrë për Taulant Ballën pasi prej tyre priten rreth 100 mijë vota.
Roland Qafoku: Si do funksionojë vota e diasporës?
Blendi Klosi: Fillimisht duhet bërë regjistrimi, 6 muaj ditës së zgjedhjeve. Ne dyjavëshin e parë të majit besoj do bëhen zgjedhjet. Emigrantët që duan të votojnë duhet të regjistrohen në një regjistër që do të krijojë KQZ në mënyrë elektronike dhe nëpërmjet e-albania do të duhet të regjistrohen të gjithë ata që duan të votojnë.
KQZ dy muaj para procesit të votimit e administron këtë proces duke hequr nga lista e votimit emigrantin që do të votojë nga diaspora. KQZ çon zarfin e sekretuar nga Tirana drejt Athinës për shembull, voton sipas dëshirës së tij dhe nëpërmjet postës ky zarf vjen në Shqipëri. Ka një diskutim nëse do jetë Posta Shqiptare apo ndërkombëtare. Ky nuk është proces që do të ndodhë atë ditë, por para ditës së votimit. Kjo do të ndodhë për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë në të gjitha shtetet e botës. Përveç atyre që kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare dhe nuk kanë të drejtë vote./dritare.net